Meta Verification si duket nuk po e kryen punën siç duhet. Nuk di nëse po ndikon pozitivisht në financat e tyre, por ishte e qartë që nga fillimi se do të bëhet më e vështirë të dallohen përdoruesit e verifikuar në mënyrë autentike nga ata që paguajnë abonim mujor për ta marr shenjën blu pranë emrit përdorues.
Përveç aspektit të sigurisë së llogarisë, Meta nuk ofron ndonjë dobi tjetër. Po, përmbushjen e egos. Por, për të tjerët është zhgënjyese të shohësh llogari me vetëm 2000 ndjekës që kanë atë distinktiv verifikimi. A është i dikush që ofron diçka autentike në Instagram, apo thjesht një shërbim abonimi? Ku është ajo social proof që të bën të dallohesh se pse e meriton atë?!
Dhe kur të gjithë janë në gjendje ta blejnë një shenjë të tillë, duket se gjithçka është pothuajse e kotë.
Si ta dallojmë se kush e ka fituar atë shenjë me meritë e kush po paguan abonim?
Marrim shembullin e @mikeymarketer, ku nëse kontrollojmë te lista e Followers, fare në krye na shfaqet një tekst që thotë Only mikeymarketer can see all followers. Ky është i verifikuar me meritë dhe në mënyrë autentike.
Në anën tjetër, te @annafongworld mund t’i shohim të gjithë followersat e saj, bile na shfaqet edhe opcioni Search. Kjo nënkupton se ajo është e abonuar me pagesë për të marrë shenjën e verifikimit.