instagram tips and tricks

Më e reja nga Meta: Më pak, më mirë!

Shumë përdorues të Instagram raportojnë të kenë marrë një njoftim nga Meta për të prenotuar një telefonatë me ta. Ata që kishin rastin të flasin më përfaqësuesit e Meta-s, lajmërojnë për këshillat që kanë marrë nga ta, gjegjësisht rekomandimet se çfarë të bëjmë për të ushqyer në mënyrën më të duhur algoritmin e Instagramit.

Ndërsa deri më tani duhej postuar në mënyrë të vazhdueshme për të mbajtur audiencën të angazhuar, sot ata thonë që 3-5 postime në javë janë të mjaftueshme. Edhe atë duke llogaritur edhe Stories, ato që thonin se duhet postuar të paktën nga një në ditë.

Njëjtë edhe për hashtags, tani mjaftojnë 5-8 copë brenda një postimi.

instagram tips and tricks

Ato që vazhdojnë t’i mbeten besnike strategjisë së marketingut në Instagram:

Cilësia mbi sasinë. Një avantazh kryesor nga këto biseda është theksi i cilësisë mbi sasinë. Tani ata po thonë se ka ikur koha e postimeve të shpeshta. Në vend të kësaj, Meta këshillon një qasje më të matur. Mjaftojnë 3-5 postime në javë, edhe atë sëbashku formate të ndryshme si Reels, Carousels, Stories…

Përdorimi i fuqisë së Reels. Midis grupit të formateve të përmbajtjes të disponueshme në Instagram, përfaqësuesit e Meta theksuan rëndësinë në rritje të Reels. Me natyrën e tyre tërheqëse dhe dinamike, Reels janë shfaqur si një mjet i fuqishëm për të tërhequr vëmendjen e audiencës dhe për të nxitur angazhimin. Një Reel në strategjinë javore thonë që është OK.

Përdorimi Strategjik i Hashtagut. Ndryshe nga spekulimet për rëndësinë e tyre në rënie, hashtags mbeten një komponent jetik i strategjisë së përmbajtjes në Instagram. Megjithatë, çelësi qëndron në përzgjedhjen strategjike dhe jo në vëllim të madh. Meta sugjeron përdorimin e 5-8 hashtags përkatës që përputhen me përmbajtjen tuaj për një postim, dhe këshillon që të mos zgjidhni ato që përmbajnë shumë postime.

Fuqia e Bashkëpunimit. Meta inkurajon krijuesit e përmbajtjes të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit me përdorues tjerë të fushave të njejta të interesit, apo të përafërta , ku të dyja palët do të përfitojnë nga shtrirja dhe ekspozimi ndaj audiencave të njëri-tjetrit.


Megjithëse Instagrami të dhënat tona i ka si produkte që ua shet reklamuesve, ndërsa neve përdoruesve na llogarit si punonjës që krijojmë përmbajtje falas, duke përdorur strategjitë e duhura një pjesë të mirë të kulaçit mund ta marrin edhe bizneset tjera duke përdorur platformën e Meta.