Tung,
Mirë se vini në burhanselmani.com, këndi komod i internetit ku ndaj mendimet dhe përvojat e mia e ndoshta edhe video e meme macesh. Privatësia juaj është e rëndësishme, kështu që këtu është përmbledhja e asaj që ndodh prapa skenave kur vizitoni blogun tim.
Çfarë informacioni mbledhi këtu?
Çuditërisht pak! Kur vizitoni burhanselmani.com, mund të mbledhi disa informacione standarde të regjistrit, si adresa juaj IP, lloji i shfletuesit dhe faqet që vizitoni. Nuk po përpiqem të jem i poshtër; thjesht më ndihmon ta kuptoj se si njerëzit përdorin faqen.
Nëse vendosni të jepni një koment, do të marr emrin tuaj, emailin (mos u shqetësoni, nuk do t’ia tregoj askujt atë) dhe ndoshta edhe uebsajtin tuaj nëse keni një të tillë. Po pëprsëris, vetëm për të mbajtur rrjedhën e manipulimit tuaj me këtë blog.
A i pëlqeni biskota?
Po, këtu përdorim biskota, por jo lloj prej çokollate. Këta janë skedarë të vegjël që varen në kompjuterin tuaj dhe e bëjnë faqen të funksionojë më mirë. Mund t’i çaktivizoni gjithmonë në cilësimet e shfletuesit tuaj nëse rrebeloheni ndaj këtij kushti këtu.
Të mirat e palëve të treta
Ndonjëherë, spërkas me pak magji nga shërbimet e palëve të treta si Google Analytics. Ato më ndihmojnë të kuptoj gjëra të tilla se cilat postime në blog janë të preferuarat e tua dhe për sa kohë qëndroni këtu. Vetëm dijeni se këta magjistarë kanë politikat e tyre të privatësisë, kështu që shikoni te ata dhe mos më kërkoni përgjegjësi mua.
Pse e mbledhi këtë informacion?
Pyetje e madhe! I mbledhi këto të dhëna për të përmirësuar përvojën tuaj në burhanselmani.com. Më ndihmon të kuptoj se çfarë përmbajtje ju pëlqen dhe çfarë mund të bëj më mirë në të ardhmen. Komentet dhe interaksionet tuaja janë si salca sekrete që e bën këtë blog edhe më të shijshëm.
Si i mbroj informacionet tuaja?
Të dhënat tuaja janë si një thesar i çmuar dhe unë kujdesem mirë për to. Kam marrë masa sigurie për t’i mbajtur ato të sigurta nga sytë kurreshtarë. Asnjë e dhënë nuk ruhet më gjatë se sa duhet dhe jam fjalën e nderit se kurrë nuk do t’ia shes askujt.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë të dini se çfarë të dhënash posedoj për ju dhe mund të më kërkoni t’i fshij nëse dëshironi. Thjesht më dërgoni një email në hi@burhanselmani.com.
Përditësimet e kësaj politike
Këtë politikë mund ta modifikoj herë pas here, por premtoj se prapë do të jetë e lehtë dhe transparente. Kontrolloni këtë faqe herë pas here për të qëndruar në rrjedha.
Faleminderit që i besoni burhanselmani.com! Nëse keni ndonjë pyetje, më dërgoni një crrc në hi@burhanselmani.com.
Çdo t’mirë,
Burhani