Kushtet e përdorimit

Përditësimi i fundit: 01.01.2024

Tung të gjithë juve eksplorues të guximshëm të sferës dixhitale!

Përpara se të filloni këtë udhëtim në konakun e webfaqes time burhanselmani.com, me dashamirësi ju lus që të ndani pak kohë për të shfletuar rregullat e mia fisnike si zot i shtëpisë, të njohura gjithashtu si “Kushtet e Përdorimit”.

Duke dalë përpara jush me idetë e mia dhe duke u angazhuar jo pak në këtë hapësirë virtuale, ju, vizitor i dashur, duhet t’i pranoni (për të mos thënë jeni të detyruar) rregullat e përshkruara këtu. Nëse, për çfarëdo arsye e gjeni veten të paaftë për t’iu përmbajtur këtyre kushteve, ju sugjeroj të ktheheni mbrapsht, që të mos ndeshemi në ring e pastaj duke ndjekur pasojat ligjore.

1. Kronikat e përmbajtjes

Këtu, ju jeni autori i sagës suaj. E gjithë përmbajtja që kontribuoni do të jetë krijimi juaj ose, së paku, diçka që nuk do t’i thërrasë trollët e internetit të dënimit në mbretërinë tonë të shenjtë. Ne e vlerësojmë kreativitetin, por kini kujdes, sepse dragonjtë e të drejtave të autorit janë të egër dhe mbrojnë thesaret e tyre.

2. Magjia e llogarisë

Krijimi i një llogarie në burhanselmani.com është çelësi juaj për të zbuluar thesaret e fshehura dhe pasazhet sekrete brenda burhanselmani.com. Sigurohuni që detajet e llogarisë suaj mistike të mbahen të sigurta; nuk dua që fjalëkalimi juaj të bjerë në duart e mashtruesve të djallëzuar ose goblinëve idiot. Nëse dyshoni për lojë të keqe, dërgojeni Chuck Norrisin, ose më lehtë, na kontaktoni drejtpërdrejt.

3. Portale për dimensione të tjera

Interneti është e botë e gjerë dhe shpesh ofroj lidhje me webfaqe ose aplikacione tjera. Mjerisht, unë nuk kam kontroll mbi krijesat që banojnë në ato sfera. Lundroni me mençuri, sepse nuk mund të mbaj përgjegjësi për veprimet e entiteteve të çuditshme përtej kufijve të kësaj webfaqeje.

4. Kur mund të bëhem idiot

Nëse i kundërshtoni ligjet mistike të përcaktuara në këtë dekret, rezervoj të drejtën t’ju dëboj nga këtu pa paralajmërim. Mos kini frikë, sepse gjurmët tuaja dixhitale do të ruhen dhe/ose fshihen nga thesari.

5. Reçeta ligjore

Në rast (Zoti mos e bëftë) mosmarrëveshjeje, këto kushte do të rregullohen nga ligjet e universit dixhital, e nëse i thyejmë hundët, ai që humb heq dorë nga beteja.

6. Orakulli i Ndryshimeve

Orakujt kanë parashikuar që këto kushte mund të evoluojnë me kalimin e kohës. Nëse një rregull kërkon një ndryshim që prek të dhënat tuaja, do t’ju njoftoj me kohë për të rregulluar velat tuaja në përputhje me rrethanat.

7. Një Alo

Nëse keni pyetje apo ndonjë kërkesë specifike që nuk po mund t’ia gjeni dermanë në webfaqe, nuk keni nevojë të më dërgoni letër nëpërmjet pëllumbave. Një alo në telefon apo email (vetëm ju lutem; mos e nisni emailin me “I nderuari Burhan…”) mund t’i gjeni në faqe e kobtaktit.

Shkurt e shqip, e di që e dini se vetëm duke hyrë në derën e burhanselmani.com ju veçmë i pranoni këto rregulla dhe kushte. Po ja që kushtetuta e internetit e kërkon të ekzistojë një faqe e këtillë.

Qoftë tastiera juaj gjithnjë e bekuar dhe lidhja juaj e internetit të mos lëkundet kurrë.

Në tastiera besojmë të gjithë,

Burhan Selmani