Njohuritë nuk mbahen për vete

Shumica e serviseve online që i shfrytëzojmë apo softuerët më të përdorur në botë janë krijuar nga zhvillues të cilët idetë e tyre i kanë jetësuar me ndihmën e YouTube, artikujve të ndryshëm nëpër bloge, forumeve të kodimit dhe duke kërkuar ndihmë nga zhvilluesit e tjerë.

Po, kanë kryer edhe shkollë, por pa i ndjekur trendet do të kodosh produkte që shpejtë do u skadon afati i përdorimit.

Prandaj, kurrë nuk duhet ndjerë keq nëse duhet të bëni pyetje ose keni nevojë për ndihmë! As mos pritoni t’ia ktheni tweetin atij që të pyet, se ku ta dish, ndoshta ti mund të bëhesh shkaku që ai person të krijon diçka që ti do ndiheshe krenar.