kendon kengen

Cilën këngë e këndon kur poston në Instagram?

Të jesh prezent në Instagram , nuk ka të bëjë me atë që patjetër duhet të kesh 1 milion ndjekës. As me marrjen e 10,000 pëlqimeve në një postim. Qëllimi është t’i bësh njerëzit të ndihen mirë kur shohin atë që e poston.

Ka të bëjë me tërheqjen e njerëzve të duhur për të ardhur në faqen tënde. Ka të bëjë me atë që t’i bësh ata të dashurohen me ty. Marketingu i përmbajtjes nuk ka të bëjë me vëllimin, por me kualitetin.

Pra, ka të bëjë me ndjenjat.

Kur të postosh në Instagram, llogarite sikur po këndon. Dhe jo të bërtasësh me zë të lartë, por duke i bërë njerëzit të vallëzojnë.