Një pjesë e vogël e bashkëkombasve tanë, neve muslimanëve shpeshherë në formë abuzive na thonë “Shkoni jetoni në Arabi”. Pa mos i ditur rrethanat se si jetohet atje.
Bazuar në analizën e 195 vendeve të botës, Numbeo ka dhënë një përgjigje relativisht të saktë të asaj se në cilat shtete i dilet më lehtë me pagën vjetore, gjegjësisht raporti i të ardhurave vjetore për person, në krahasim me kostot e jetesës.
1.) Arabia Saudite
Vetëm 20.3% e të ardhurave mesatare vjetore për person nevojiten për të mbuluar koston mesatare vjetore të nevojave për person, përfshirë qiranë. 79.7% tjetër mund të shpenzohet për çfarëdo që ju zgjidhni. Ky ishte i vetmi vend nën kufirin prej 25%.
2.) San Marino
Në këtë mikroshtet të bukur të rrethuar nga Italia, vetëm 25.8% e të ardhurave mesatare për person nevojiten për koston tipike të jetesës. Shifrat më të mira në Evropë deri tani.
3.) Oman
Një tjetër vend i Lindjes së Mesme renditet lart, ku vetëm 27.6% e të ardhurave të mbulojnë nevojat bazë për ushqim dhe strehim.
4.) Kuvajti
Në fakt, tre nga pesë vendet kryesore në këtë listë ndodhen në Lindjen e Mesme. Një banor i Kuvajtit duhet të paguajë vetëm 28.4% të të ardhurave për të mbështetur veten.
5.) Kosta Rika
Në këtë vend të Amerikës Qendrore, vetëm 30.5% e të ardhurave tipike për person do të mbulojë shpenzimet tuaja.
Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Danimarka qëndrojnë jo shumë larg Kosta Rikës.
Kush qëndron më së keqi?
Liberia ishte më e keqja në këtë listë, ku kostoja mesatare e jetesës është çuditërisht katërfishi i të ardhurave mesatare për person!