Deri në moshën 30 vjeçare nuk e kam pirë kafen.
Një herë në shkollë të mesme e pata provuar një Macchiatto, sepse të gjithë shokët pinin Macchiato. Aq e keqe mu duk saqë pata menduar se gjithmonë do ta urrej kafen.
Shumë vite më vonë, më bindën ta provoj një Espresso. Për çudi, shija mu duk aq e shijshme saqë tani i pi të paktën dy brenda një ditë. Po, edhe tri tjera kafe turke.
Ajo çfarë dua të them, është se unë në fakt nuk po urreja kafen, por Macchiaton.
Njëjtë si kjo, na ndodhin edhe situata të ngjashme në jetë, sepse duke ndjekur atë çfarë të tjerët po bëjnë, mund të marrim vendime të gabuara. Në një kohë të caktuar, mund të vie çasti për të bërë atë që na pëlqen e na përmbush.