Reklamimi sot; sa më i drejtpërdrejt, aq më dominues

Kjo kohë me plot zhurmë të reklamave, ku çdo mesazh lufton për vëmendje si një kor zërash konkurrues, një parim i ri reklamash po vie në pah: Fiton nëse je i drejtpërdrejt.

Për shembull, një billboard rreth një autostrade, me një mesazh konciz dhe bindës, duke mos lënë vend për paqartësi apo konfuzion. “I uritur? Merrni një Snickers.” Pesë fjalë të thjeshta, megjithatë që të ngjallin një kaskadë dëshirash, një përgjigje të menjëhershme në mendje se me të vërtetë do ta gllabëroja një në këtë moment.

Ose një tjetër shembull nga sfera dixhitale, ku vëmendja zvogëlohet dhe shpërqendrimet janë të shumta. Në mes të kaosit të feedit, shfaqet një postim i sponsorizuar, i guximshëm dhe që nuk mund t’i ikësh. “Përmirësoni jetën tuaj me Apple.” Asnjë filozofi, asnjë gjuhë zbukuruese – thjesht një ftesë e drejtpërdrejtë për të ngritur standardin e jetës përmes teknologjisë.

Të jesh i drejtpërdrejtë në marketing nënkupton të udhëheqësh konsumatorët në thelbin e ofertës. Pavarësisht nëse është një slogan tërheqës apo një imazh i mrekullueshëm, reklamat më efektive nuk lënë hapësirë për interpretim.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jemi të përmbytur me informacione, ku koha është një mall gjithnjë e më i pakët ndërsa marrja e vendimeve të drejta po na lodh, reklama e drejtpërdrejt duket të jetë monedha më e fundit e marketerëve.
OK, t’i japësh finesa kreative reklamës është virtyt i marketerit, por t’ia xiglosh nervat konsumatorit është mëkat.
Jo për gjë, por sot ai është shumë më i mençur