Krijo linkun tënd të Whatsapp dhe lehtësoja jetën të tjerëve

Natyra e punës time bën që të jem anëtar në shumë grupe në Facebook, grupe në të cilat biznese të ndryshme nga Turqia dhe më rrallë nga Kina, ofrojnë produktet e tyre për shitje.
Shumica e tyre krijojnë një postim me ofertën e tyre, dhe përveç përshkrimit, shënojnë edhe një numër telefoni si mënyrë të vetme kontaktimi përmes Whatsapp.
Gjithçka në rregull meqë e kam kuptuar se Messenger dhe disa aplikacione tjera komunikimi kanë kufizime të caktuara në Turqi, mirëpo ajo që më bën nevrik është mënyra e shkrimit të atij postimi.
Në realitet, pengesë më bën edhe gjuha që në 100% të rasteve është turqisht (mund edhe të jem në grupe të gabuara që i referohet vetëm shitjes me shumicë në tregun e brendshëm turk), por kjo lehtësohet me opcionin “See translate” që shumica e atyre grupeve e kanë të aktivizuar. Mirëpo, nervat acarohen kur duhet ta kopjoj të gjithë tekstin e postimit, për të nxjerrë vetëm numrin e telefonit, pastaj për ta regjistruar në regjistrin e kontakteve, e më pastaj për të nisur komunikimin në Whatsapp. Opcioni bazik i Whatsapp është që nuk lejon biseda me dikë pa e pasur në regjistër. Në të kundërt, mënyra e vetme është nëpërmjet krijimit të një linku me api zyrtar, e që mëpastaj duhet ta klikosh, ta konfirmosh dhe në fund të të hapet Whatsapp për të nisur bisedën.
Në internet ekzistojnë shumë servise për ta lehtësuar këtë proces, mirëpo unë kam krijuar një aplikacion timin të vockël, meqë apo; më mirë ta kesh makinën tënde se të udhëtosh me taxi. I kam vënë një emër shumë gjenerik; Whatsapp Link Generator. Pak për çështje SEO, pak për ta mbajtur në mend më lehtë.
Edhe kjo i ka 5 hapa për ti kaluar, por më besoni, është shumë më lehtë sesa ajo që e thashë në fillim.

  • E shkruan numrin e pranuesit në Whatsapp
  • E shkruan mesazhin të paracaktuar, p.sh. “Përshëndetje…
  • Klikon Krijo Link
  • Klikon Kopjo
  • E bën Paste linkun aty ku dëshiron

E pse po ua them gjithë këtë muhabet? Sepse këtë shërbim, sado i thjeshtë të duket, kanë filluar ta përdorin shumë nga ata turqit që i përmenda më sipër. Po e krijojnë linkun e tyre dhe gjithmonë e bëjnë Paste kur të krijojnë ndonjë postim në ato grupe. Kjo, sepse të tjerëve u mundëson që me vetëm një klikim të nisin bisedën në Whatsapp.

Ndonjëherë, ekzistojnë punë të lodhshme që mund t’i bësh në mënyrë më të thjeshtë.

Gjyshi im ndjesë pastë, deri në fund e kosiste barin me kosë dore, edhepse ishte mundësia e kositjes më shpejtë dhe më lehtë me kosë elektrike.

Nëse je si gjyshi im, vazhdoni me tënden. Nëso jo, krijo linkun tënd të Whatsapp dhe bëhu profi Whatsapp marketer!

[WP-Coder id=”4″]

Herën tjetër, kur dëshiron të të kontaktojnë në Whatsapp, dërgojua këtë link në vend të numrit.

Në të ardhmen do të shkruaj edhe artikuj tjerë se si ta përdorim këtë vegël për qëllime marketingu, por edhe në përgjithësi artikuj rreth marketingut me Whatsapp, e vegla tjera që Whatsappin e bëjnë më të lehtë.