Qysh me i kënaqë klientët edhe me kriju i klientë besnik

Shumë kompani shpenzojnë shuma të mëdha parash për të tërhequr klientë të ri, ndërsa në anën tjetër i anashkalojnë klientët aktual. Kjo sepse nuk e kanë kuptuar konceptin e blerësit të çastit dhe atij lojal.

Sipas disa statistikave, 60-80% e konsumatorëve të cilët ia kanë kthyer shpinën kompanisë dhe janë orientuar drejt konkurrentit, paraprakisht kanë deklaruar se kanë qenë të kënaqur me prodhimet dhe shërbimet që kompania ofronte. Ndërsa moskujdesi dhe mosineteresimi i menaxhmentit ka bërë që ata të hudhen në krahët e një menaxhmenti tjetër. Klientët lojal kanë një vlerë më të lartë sesa ata që thjesht kanë gjetur një kënaqësi momentale nga nënshtrimi i menaxhmentit ndaj tij (konsumatori është mbret a po?!!!).

Duke analizuar karakteristikat e klientit të çastit, vërejme se ai:

1. Fokusohet në çmimin

2. Hyn në të gjitha shitoret derisa e gjen ofertën më të mirë

3. Menjëherë dhe pa hezitim kalon te konkurrenti nëse nuk e merr shërbimin e dëshiruar

4. Nuk bën marketing nga goja-në-gojë (nuk u flet miqve për kompaninë)

5. Blen më pak dhe vazhdimisht i teston prodhimet e konkurrentëve tu

6. Shumë lehtë bie nën ndikim të konkurrentëve tu

Për dallim nga ata, një klient lojal:

1. Fokusohet në vlerën e prodhimeve dhe shërbimeve tua

2. E shpërblen lojalitetin dhe angazhimin tënd

3. Di të të falë nëse gabon

4. Ju lavdëron dhe ju propozon tek miqtë e tij për prodhimet dhe shërbime tua

5. Blen më tepër

6. Është rezistent ndaj strategjive të marketingut që i realizojnë konkurrentët tu

Qëllimi i cdo menaxheri është që të gjeneron klientë lojal. Për atë qëllim duhet që t’i gjesh anët më të forta të prodhimit ose shërbimit tënd që ndikojnë në rritjen e besimit dhe krijimit të lojalitetit të klientëve ndaj kompanisë. Hans Selie thotë: “Lideri është lider përderisa gëzon respektin dhe lojalitetin e ndjekësve të tij”. Prandaj, rrite vlerën tënde përmes klientëve lojal.