Komunikimi i hapur është çelësi i suksesit në rrjetet shoqërore

Në rrjetet sociale, krijojmë lidhje shoqërore e profesionale me njerëz që i njohim e që s’i njohim.

Jo çdoherë të tjerët pajtohen me atë çfarë kemi shkruar në një status.

Nëse dikush na komenton duke adresuar një problem apo mospajtim, nuk do të thotë medoemos se po kërkon arsyetim apo argument për atë që ke thënë.

(Këtu bëjnë përjashtim urimet për ditëlindje apo përvjetore?)

Thjesht merre se po përpiqet të komunikojë me ty.

Nëse gjithmonë supozon se dikush po kërkon të debatojë me ty, shpesh do të krijosh tension të panevojshëm.

Debati është i dobishëm vetëm nëse të dyja palët janë të sinqerta dhe të hapura për komunikim.

Jo të gjithë duan të t’kapin gabim që të dukesh si idiot.