Brendimi si biznes apo brendim personal?!

Do me fillu me punu n’Instagram (dhe jo vetëm), ama s’po di qysh me ia nis e qysh me u shfaq; si person fizik apo si biznes!?

Krejt varet se çka ke me postu, po qe pak ndihmë:

Brendimi personal

• Kjo është personalisht për veten tande
• Marka është emri yt
• Identiteti është ftyra yte
• Premtimi (ajo çfarë presin njerëzit prej teje) është përvoja dhe ekspertiza yte
• Personaliteti është i gjithë ajo çfarë je ti!

Brendimi si biznes

• Është për një kompani
Emri i kompanisë është marka yte
• Identiteti është logoja dhe elementet e tjera vizuale
• Premtimi është produkti/shërbimi
• Personaliteti është kriju dhe bazu në audiencën që e synon dhe themeluesit

Të mirat dhe të këqijat?

Brendimi personal

✔ Më e lehtë për të ndërtu besim te audienca
Lidhje më të forta me audiencën tande
✔ Ma lehtë e ma thjeshtë krijohet identiteti i markës/brendit
? Nuk mundesh me ndryshu emrin
? E pandashme nga jeta personale
? Strategjia e daljes është pothujse e pamundur

Brendimi si biznes

✔ Mundesh me zgjedhë cilindo emër që e dëshiron
✔ Mund të jesh anonim
✔ Mundesh me shitë komplet biznesin
? Ma e vështirë për të ndërtu besim
? Ma zor me kriju lidhje t’sinqerta me e të drejtpërdrejta me klientët
? Ma zor me kriju identitetin i markës

Këshilla ime?
Nëse je një sipërmarrës individual, ndërto brendin tënd personal.
Nëse je një sipërmarrës, ndërtoi të dyja! ?