PR > Advertising

PR është kur të tjerët flasin për ty. Reklamimi është të flasësh për veten tënde.

Nëse ke qejf që njerëzit ta marrin seriozisht biznesin tënd, është më e mirë që t’i lini ata ta përhapin fjalën për ty kundrejt asaj që ti vet ta përhapësh fjalën për veten tënde.
Kur i “bie borisë tënde”, kjo duket si mburrje e cila mund t’i largojë njerëzit. Bile edhe mund të t’shajnë.

Por kur të tjerët thurrin lavde për ty, kjo tingëllon më e besueshme dhe mund të jetë më efektive në fitimin e klientëve të ri.

Mendo në këtë mënyrë: Nëse u thua njerëzve “Unë jam më i miri”, ndodh që ata nuk do t’besojnë. Por nëse dikush tjetër u thotë atyre se TI je më i miri, ata kanë më shumë gjasa ta marrin më për zemër.

Tash, mos u mburr e t’rrish rehat se të tjerët mund ta përhapin fjalën për biznesin tënd – jepju atyre diçka që t’kenë për çfarë t’flasin.

Ofro një produkt ose shërbim të shkëlqyeshëm me një çmim real dhe trajtoi mirë klientët, dhe së shpejti do të kesh shumë ndjekës besnik që do të jenë të lumtur t’ju lavdërojnë.