E keni vërejtur sikur moti ka një sens të gjashtë kur planifikojmë ta lajmë makinën?! Thjesht vendos të ndezë ujësjellësin vetëm për të na prishur ditën neve.
Çdo herë kur nisem për ta larë makinën, aktivizohet ky fenomen. Sikur të gjitha retë mblidhen në një takim urgjent dhe vendosin që të hudhin sa më shumë kova uji nga qielli, me të vetmin qëllim për ta vënë në pah atë fatin tim mizor, duke u kënaqur me zhgënjimin tim. Si duket, është mënyra e tyre për të ma kujtuar se jeta është plot surpriza, kthesa të papritura dhe… plot shi. Është rutina e tyre e komedisë kozmike, e përshtatshme në kohën e duhur për t’më kapur në befasi dhe për t’më lënë me një vështrim plot me mrrola në fytyrë, duke medituar misteret e universit.
Nejse, s’dua ta paramendoj harenë e reve kur t’më shohin në atë gjendje, por thjesht dua t’u them F*ck off!