E diela, mallkim apo bekim?

E dielë. Dita që s’di a ta dua sepse është një ditë për t’u çlodhur, për të fjetur e për të ndjekur shfaqjet televizive të preferuara. Apo ta urrej sepse kjo do të thotë se fundjava ka mbaruar dhe është koha për t’u kthyer në punë.

Por le të jemi të sinqertë, nëse i doni apo i urreni të dielat varet nga shumë gjëra. A kemi për t’i larë rrobat ose një pastrim gjeneral banesës? A kemi fjetur mjaftueshëm? A kemi ku të blejmë cigare?

Paramendo; e diele dhe me shi.

Uh…

Këto janë pyetjet e rëndësishme që përcaktojnë nëse do ta kaloni të dielën duke u ndjerë si një fëmijë i pafajshëm apo si ai tipi i këngës “Po pritoj…”

Pra, t’i duash apo t’i urresh të dielat? Kjo është pyetja.

Por hej, të paktën të gjithë mund të biem dakord për një gjë: një kafjall në mes të ditës (edhe atë në pizhame) veç të dielave mund ta shijosh.