Pse Google Sheets është i dashur për të gjithë

Fillimisht, ky postim i dedikohet vetëm personave që kanë njohuri më të varfëra teknologjike e që punojnë me tabela e llogaritje! Nuk po bëj thirrje të hiqni dorë nga Excel i kompjuterit tuaj. Thjesht po ju paraqes se pse Google Sheets është i mahnitshëm.

Për ata që nuk e njohin Google Sheets, i jap të drejtë vetes të shprehem kështu – “kam një armë sekrete për ty – Google Sheets!” 🎉

E pyeta Google Translate të ma përkethejë fjalën Spreadsheet dhe ma dha “Fletët e llogaritjes“. Por mua më pëlqen thjesht ta quaj Sheets apo Google Sheets. Si i tillë, ky servis i Google nuk është një mjet i zakonshëm e i mërzitshëm për lojën me numra. Është si një superhero i tabelave, këtu për të kursyer ditën dhe për ta bërë jetën tuaj shumë më të lehtë.

E pse është i përkryer sidomos për njerëzit jo-teknikë?

Thjeshtësia. Google Sheets krenohet me një ndërfaqe intuitive që ndihet, e që të bën të ndiesh sikur një mik i aftë për teknologjinë po të jep një përqafim të ngrohtë . Nuk ka formula komplekse apo menu “me xixa” për të lundruar nëpër të. Ka, por mbetet t’i shfletoni dhe pastaj t’i dashuroni kur nisni ta përdorni. Gjithçka ka të bëjë me thjeshtësinë dhe lehtësinë e përdorimit.

Bashkëpunimi me të tjerët. Nëse më përpara për një projekt ekipor ju është dashur të dërgoni bashkëngjitje të panumërta në email, me Google Sheets mund të bashkëpunoni me të tjerët në kohë reale, duke e bërë punën ekipore të ndjehet si një fllad.

Modele të gatshme. E kam fjalën për Templates, nëse parapëlqeni t’i quani ashtu. Ato na hyjnë në punë nëse ndjejmë se jemi të mbingarkuar duke filluar nga e para. Google ofron një thesar shabllonesh të gatshëm për përdorim, duke filluar nga planifikuesit e buxhetit, të ngjarjeve, ananlitikë etj. Thjesht zgjidhni atë që i përshtatet nevojave tuaja, dhe gati për të manipuluar me llogaritje.

Vizualizime profesionale. Kjo i bën numrat të jenë argëtues. Me grafikët me ngjyra, grafikonët dhe opsionet e shumta të formatimit, Google Sheets ju lejon të transformoni të dhënat e mërzitshme në kryevepra vizuale tërheqëse. Kështu, i lëni përshtypje shefit dhe kolegëve tuaj me aftësitë tuaja të reja të dizajnit! 😉

Qasje nga kudo, në çdo kohë. Nuk ka më nevojë të mbani tabela të mëdha në USB. Google Sheets jetojnë në Clouds, gjegjësisht në Google Drive, që do të thotë se ju mund të përdorni skedarët tuaj nga çdo pajisje me një lidhje interneti. Të dhënat tuaja janë gjithmonë vetëm një klikim larg, duke e bërë qasjen më të lehtë.

Pra, edhe pse mund të mos jemi magjistarë të teknologjisë, Google Sheets është këtu për të kapërcyer këtë hendek dhe për të na bërë superheronj të tabelave dhe llogaritjeve. E nëse i kombionojmë me produktet tjera të Google si Google Presentations për prezantime e Google Apps Script për automatizime… ufff, të mirat s’kanë fund! 💪

P.S. Unë di të bëj pizza në Google Sheets. 🙂