Mospajtimi i sinqertë është më i mirë se uniteti i rrejshëm

Mospajtimi dhe mosmarrëvezhjet e sinqerta janë dëshmi se kemi shumëllojshmëri idesh dhe këndvështrime e mendime. Dikush nga kryelartësia e egoizmi, e të tjerët nga ajo se nuk kanë frikë të shprehin pikëpamjet e tyre, e mga këtu ngriten debate e kundërthënie. Dhe kjo nuk është gjë e keqe.

E keqja është kur kemi unitet të rremë, i cili mbytë ecjen pra dhe të menduarit kritik. Përmes dialogut, respektit dhe të qenurit mendjehapur, nuk lejojmë që të kemi paragjykime e supozime.

Të vërtetën mund ta gjejmë vetëm duke qenë të sinqertë së pari me veten, e pastaj edhe me të tjerët.