Marketingu “Prej goje në gojë”

Marketingu “Prej goje në gojë” është marketingu më i mirë. Bile më i mirë se reklamat me pagesë.

Çdo ditë dhe kudo, njerëzit u tregojnë miqve të tyre për produktet, shërbimet dhe markat që i duan. Nga dyqanet në një qendër tregtare apo tezgë në pazar, te faqet e preferuara për blerje online, te restorantet, apo edhe produktet dhe shërbimet që përdorni, fjala e gojës është një nga tendencat më të fuqishme të kohës sonë. Është një mënyrë e natyrshme që njerëzit të ndajnë dhe të mësojnë për njëri-tjetrin dhe për gjëra e përvoja të njëri-tjetrit, dhe kjo është mënyra se si njerëzit kanë jetuar me shekuj.

Një Review pozitive në faqen e Facebook apo në faqen e biznesit në Google, është shumëherë më me vlerë sesa një reklamë e paguar aty. Edhe nëqoftëse kjo reklamë shkon viral. Kjo për arsye se Review është e sinqertë, nga një klient i kënaqur, e aq më tepër ajo mbetet përgjithmonë aty.
Shumica e blerësve u besojnë atyre përpara se të marrin një vendim për të blerë apo jo nga një biznes.
Nga ana tjetër, një Review negativ mund ta dëmtojë biznesin në masë aq të madhe, saqë edhe biznese të tëra janë shuar shkaku i tyre.

 

Janë edhe disa mëkatë të këtij lloj marketingu:

  • Bizneset e shfrytëzojnë për të dëmtuar konkurrencën
  • Trollat në internet duke bërë mizën buall për një gabim të biznesit
  • Njerëzit i shfrytëzojnë Reviews për një përfitimin si p.sh. zbritje në çmim
  • Bizneset mund të blejnë Reviews fallso

Me pak fjalë, marketingu prej goje në gojë është më i fuqishëm se reklamat, më bindës dhe efektiv, i qartë dhe i thjeshtë.

Ndërsa bota dixhitale po zhvillohet me shpejtësi, është koha për të shfrytëzuar avantazhet dhe mundësitë e mëdha të mediave dixhitale, duke shfrytëzuar potencialin e këtij lloji të marketingut. Fundja, ky marketing është pa pagesë.

Fjala e gojës është #1 para vendimit për blerje