Energjia, sikurse koha, është material harxhues. Tërë kohën flasim për menaxhimin e kohës, e pakkush e rrallëherë për menaxhimin e energjisë.
Shpeshherë kemi mjaftueshëm kohë për të kryer ndonjë aktivitet, mirëpo nuk kemi dëshirë apo vullnet. Mund ta quajmë edhe përtaci, por përtacia vie si rezultat i mospasjes energji.
Energjinë e kemi të kufizuar brenda ditës. E keqja është se edhe atë pjesë në të shumtën e rasteve e harxhojmë duke bërë gjëra të padobishme, sikurse duke i bërë scroll mediave sociale për një kohë të gjatë, duke debatuar panevojshëm me njerëz, duke menduar për gjëra që nuk jemi të aftë t’i ndryshojmë, duke menduar se si të bëhemi të pasur më lehtë…
Unë kam filluar që energjinë ta llogaris sikurse financat; duke e shpenzuar me kujdes. Derimëtani jam në fazën e mendimit dhe konceptimit të kësaj. Për aksionet dhe rezultatet, ndodh që të shkruaj një ditë tjetër.
P.S. Sikurse Messi ta shpenzonte energjinë duke shikuar futboll, nuk do të bëhej futbollist. Por ai… ndoshta po me kuptoni çfarë dua të them mëtutje!