Disa fjalë për “Ne jeni më të lirët…”

Brendet që konkurrojnë me çmime më të lira se konkurrenca, në reklamat e tyre nuk i kushtojnë rëndësi dhe as që e vendosin në fokus çmimin, por tentojnë të krijojnë lidhje emocionale me konsumatorin.
Duke reklamuar çmimin e ulët, jo vetëm që brendi do të dukej më inferior ndaj konkurrencës, por edhe mund të krijonte ndjesinë e nënçmimit të forcës blerëse të konsumatorit.

Unë më shumë do të preferoja të blija një RC Cola që ka shijen më të mirë amerikane, sesa RC Cola që kushton 80 cent perkundër Coca Cola që kushton 1,25 euro.