Ankesat
Në botë ka ankues dhe veprues. Të parët gjejnë arsye për të mos vepruar. Të dytët dalin në mejdan për të arritur rezultate.
Ngutja
Ngutja për të bërë diçka “më produktive” nga ajo që je duke bërë aktualisht, në realitet është kontraproduktive. Mos nis një punë para se ta mbarosh tjetrën!
Me ia ba rrafsh vetes dhe të tjerëve
Të thuash JO, ndonjëherë është sevap. Duke i thënë PO gjithçkaje dhe gjithkujt, shpeshherë hasim në pengesa kur duam ta mbarojmë një punë të nisur.
Mburrja e kotë
“I kam 200k followers në instagram”… është e kotë ta thuash nëse nuk arrin ta monetizosh këtë aset. Më mirë t’i kesh 1k që blejnë.
Tuj i ngu pleqt
Shumica të këshillojnë për mirë. Ka edhe prej tyre që të këshillojnë mbrapsht. Në të dyja rast, nuk është në rregull me kriju botën tënde në bazë të ideve të të tjerëve. Merre veç atë që mundesh me implementu në projektet tua.
Mosorganizimi i kohës
Kohë ka mjaftueshëm për gjithçka. Na duhet veç organizim dhe përqëndrim në realizimin e asaj që e kemi nisë.