Çfarë nuk na mëson shkolla?

Në shkollë na kanë mësu t’i ndjekim rregullat e shkruara nga më të diturit. Kemi mësu qysh me e arritë diçka në jetë e qysh me qenë të mirë në profesionin që e zgjedhim.

Ajo që nuk na e kanë thanë, është ajo se ato rregulla mund të mos vlejnë në një të ardhme si kjo sot. Nuk na kanë mësu qysh me iu përshtatë shpejt realiteteve të reja.