PRO TIP: Qysh me i kalu më shpejtë kolonat nëpër kufi

Ndër ligjet më të forta të Marfit është edhe ai që thotë se “Kolona të cilën ti e zgjedh për të kaluar kufirin, gjithnjë është ajo që lëviz më s’ngadalti.”

Kjo është edhe arsyeja e ngatërresave e idhnimeve të shpeshta me bashkëudhëtarët se “A t’thash bre merre qet tjetrën kolonë…”

E për me shku më i lumtur p.sh. në Kosovë, ua propozoj këtë trick:

Disa minuta para se me iu afru pikëkalimit kufitar, hapeni linkun e mëposhtëm ku nga kamera e vendosur aty mund të shihni se cila kolonë po lëviz më shpejtë, dhe më pas radhituni te ajo.

https://burhanselmani.com/kufiri

Një telash më pak me gruan. ???