A e dini se çfarë e bën një garues me motor apo Formula 1 që të “fluturojë” nëpër pistë?
Nuk është motori, gomat apo kuajt fuqi.
Janë frenat.
Frenat e forta që krijojnë besueshmëri duke zhbllokuar frikën e shoferit.
Gjithmonë në jetë duhet krijuar frena që na lejojnë të përshpejtojmë dhe të kalojmë të gjitha pengesat dhe kthesat pa frikë.
Kur e ke një siguri, e sidomos nëse ke dikë apo diçka që ta mbron shpinën, atëherë edhe niveli i rrezikut që ndërmarrim është gjithnjë e më i lartë.
Gjyshi im i ndjerë gjithmonë më thoshte: “Dija hallin vetit!”.