“Kush ta ban? – Ta ban i joti.”

Zonja pranë 2Pac është femra që e akuzoi atë për përdhunim (Tipi bile mbajti edhe burg për këtë).

Prapa tij është djaloshi që e qëlloi dhe e plaçkiti në New York.

Në anën tjetër është menaxheri i tij i cili e kurdisi të gjithê situatën kur 2Pac u qëllua për vdekje.

Siç shihet, armiku kurrë nuk është një i huaj që nuk ju njeh. Gjithmonë janë ata që në dukje janë afër jush.

Ne shqipet e kemi një shprehje; “Kush ta ban? – Ta ban i joti.”

Vë bast që gjatë gjithë kohës, thellë brenda tij, ai e dinte se nuk duhej të ishte pranë këtyre njerëzve. Por pasiguria dhe tendenca që gjithmonë të kemi dikë besnik pranë nesh, na bën që nganjëherë të mos i shohim budallenjtë që i kemi afër.