Njerëz, mendoj se gjeta diçka për të cilën askush nuk po flet dhe që duhet të hetohet…
A keni dëgjuar ndonjëherë për “shpikësin” e Bitcoin?
Emri i tij është gjoja Satoshi Nakamoto. Japonez me kombësi. Askush nuk e ka parë apo të na tregojë se si duket ky tipi.
Shumica e mendojnë si një legjendë mitike, ose thjeshtë dikush real e shfrytëzon si pseudonim për vete.
Kohët e fundit po bëja një hulumtim rreth Bitcoin. Kam një sasi të vogël kriptovalutash më të vogla, ngaqë si shumica prej nesh e lëshuam trenin në nisje. Kështuqë po përpiqem të mësoj gjithnjë e më shumë rreth Bitcoin.
Dhe… desha të shoh pak për atë mendje të ndritur që e mendoi gjithë jëtë hallakamë. E dija nga më herët që emri i tij është Satoshi Nakamoto, por në internet nuk ka shumë gjëra për të. Përveç se thashethëme.
Rastësisht vendosa ta googloj emrin e tij dhe të shoh se çfarë kuptimi ka në japonisht.
Satoshi ishte një emër i zakonshëm për djemtë, e që donte të thotë “mendim i qartë, mendjehollë, i mençur”.
Nakamoto kishte kuptim “origjinë qendrore” ose “në mes”.
Në mos më besofshi, kontrolloni në Google.
Me fjalë tjera, e përkthyer dhe e përshtatur në shqip do të thotë…
Mbani frymën…
“Inteligjencë Qendrore“
Central Intelligence. Central Intelligence Agency aka CIA.
Siç e shihni, e vërteta gjithmonë është para nesh, por nganjëherë nuk e shohim.
PS. Nëse CIA është ajo që e krijoi dhe ka lidhje me Bitcoin, investoni në të menjëherë. CIA kurrë nuk humbë.
Vërejtje: Kjo nuk është një këshillë financiare nga unë. Mos e mirrni seriozisht!