Unë jam idhtar i idesë se idetë nuk lindin nga asgjëja. Ato zbulohen dhe zhvillohen tutje. Gjithçka veçmë ekziston, veçse duhet marrur dhe kultivuar që të dalë diçka e re.
Andaj, asnjëherë nuk akuzoj të tjerët për plagjiaturë. Nuk zbuloj pale se çfarë nëse sot lexoj një status në Linkedin të cilin e kam hasur më parë diku tjetër.
Kokën veçmë e kemi të bombarduar me informata, dhe tamam puna të kthehemi të gjejmë autorin që na ka inspiruar për të shkruar diçka.
Mjafton ta përçojmë mesazhin në mënyrë të duhur.
Dhe më e rëndësishmja; ta lexojnë njerëzit e duhur.