Sot hasa në një doracak për zhvillim personal, ku ndër të tjera më bëri përshtypje shprehja:
Mbroni atë që është pas jush dhe respektoni atë që është pranë jush. Admironi pa hile atë që është para jush.
Krejt në rregull… Pajtohem.
Po sikur më duket që atë pjesën e mesme, atë që qëndron pranë nesh e kemi hequr nga lista e respektit. Ky është ai që në përgjithësi si shoqëri më së tepërmi e përbuzim. Sikur i kemi zili mos po na tejkalon.
Se ky që është para nesh është car.
Me atë që është prapa jemi OK. Dimë të jemi të mëshirshëm.
Ah… e ai që është kundër nesh?
Doracaku jepte vetëm një këshillë – Munde! Fitoje!