Akademia - mëso marketing

Kurs interaktiv – Instagram Marketing për biznese

Current Status
Not Enrolled
Price
Premium
Get Started

Mirë se vini në Kursin Interaktiv të Marketingut në Instagram – një udhëzues për të përvetësuar aftësitë e përdorimit të Instagram me qëllim të rritjes së biznesit tuaj, për t’u lidhur me audiencën tuaj dhe për të sjellë rezultate maksimale dhe reale. Besoj që jeni të vetëdijshëm se Instagram është më shumë se thjesht një platformë e mediave sociale; për bizneset dhe individët që për qëllim kanë monetizimin e prezencës së tyre online, Instagram është një mjet i fuqishëm marketingu.

Pavarësisht nëse jeni një pronar biznesi me përvojë që kërkon të përmirësojë strategjinë në Instagram apo një i ri që dëshiron të dijë më shumë për mundësitë që i Instagram i ofron në të bërit biznes, këtë kurs e kam krijuar për t’ju pajisur me njohuritë, aftësitë dhe strategjitë e duhura për të nxjerrur më të mirën e marketingut në mediat sociale.

Gjatë gjithë këtij udhëtimi interaktiv, do të zbuloni teknika të provuara për krijimin e përmbajtjes bindëse, ndërtimin e një pranie të fortë dhe maksimizimin e angazhimit të ndjekësve në Instagram, duke filluar nga krijimi i një profili profesional, përshkrimi bindës i postimeve, e deri te zotërimi i artit të tregimit përmes pamjeve vizuale.

Por ky kurs nuk ka të bëjë vetëm me teorinë; bëhet fjalë për aplikim praktik. Nëpërmjet ushtrimeve praktike duke përdorur Tools që i kam krijuar vetëm për nevojat e mia, pastaj studimeve të rasteve në botën reale dhe diskutimeve ndërvepruese, do të keni mundësinë të vini në veprim njohuritë tuaja të reja dhe të shihni rezultate të prekshme.

Gjithashtu, me vet regjistrimin në këtë kurs do të merrni qasje direkt në platformën time ku duke shfrytëzuar API zyrtar të Meta Platforms mund të krijoni Messenger dhe Instagram Chatbots, ku në mënyrë të planifikuar mund të ndërveproni me audiencën tuaj, mund të planifikoni postimet për t’u postuar në një kohë të paracaktuar, analitikë më e avansuar se që e ofron vet Instagram.

Nëse qëllimi juaj është të rrisni ndërgjegjësimin e publikut për biznesin tuaj, të drejtoni trafikun në faqen tuaj të internetit ose të rrisni shitjet, bashkohuni me shumë të tjerë në këtë kurs, kështuqë bashkërisht ta zhbllokojmë potencialin e plotë të Instagramit dhe i çojmë përpjekjet tuaja të marketingut në nivel tjetër.

Kurs interaktiv – Instagram Marketing për biznese – Burhan Selmani

Mirë se vini në Kursin Interaktiv të Marketingut në Instagram – një udhëzues për të përvetësuar aftësitë e përdorimit të Instagram me qëllim të rritjes së biznesit tuaj, për t’u lidhur me audiencën tuaj dhe për të sjellë rezultate maksimale dhe reale. Besoj që jeni të vetëdijshëm se Instagram është më shumë se thjesht një platformë e mediave sociale; për bizneset dhe individët që për qëllim kanë monetizimin e prezencës së tyre online, Instagram është një mjet i fuqishëm marketingu.

Course Provider: Person

Course Provider Name: Burhan Selmani

Course Provider URL: burhanselmani.com

Editor's Rating:
4.8

Pros

  • Trendet e fundit në Instagram marekting
  • Kurs i plotë në gjuhën shqipe
  • Përvoje 20+ vjeçare në marketingun dixhital

Cons

  • Përdorimi i fjalëve në anglisht i disa prej emërtimeve zyrtare
  • Ndryshimi i shpeshtë i algoritmeve të Instagram