letrat e dashurise xhulieta

Çfarë mund të mësojnë marketerët nga letrat e Xhulietës

Xhulietës i mbërrinin shumë letra dashurie.

Ja një prej tyre:

Xhulietë, sytë e tu janë si dy kokrra rrushi. Të lutem, a martohesh me mua?

Felix

Xhulieta e hudhi në shportë, dhe e hapi një tjetër:

E dashur Xhulietë, flokët tua kanë aromë trëndafili që më rrëmben në një mijë horizonte sa herë që jam në praninë tënde. Të lutem martohu me mua!

Roberto

E hodhi edhe këtë.

Letra e radhës thoshte:

Xhulietë, po t’i shpalos ndjenjat e mia të sinqerta. Prej që u takuam së fundi herë, nuk kam mundur të të heq nga mendja. Të lutem më jep një shans të të njoh më mirë!

Romeo

Përgjigja e Xhulietës ishte: OK.

Askush nuk shpejton të martohet me ty që në letrën e parë.
Sikurse askush nuk do të blejë nga ti qysh në kontaktin e parë me ty si shitës.

E di; krejt duam të fitojmë sa më shumë, por nëse nxitojmë me marketing, mund të ndodh klientët të na hudhin në koshin e plehrave. Me siguri ju ka ndodhur të mirrni thirrje telemarketingu nga Call Centers, dhe në të shumtën e rasteve që në hyrje keni refuzuar të vazhdoni bisedën. Sepse ky lloj marketingu është shumë pushy.

Durimi është çelës i suksesit në marketing, sidomos në shitje. Klienti kërkon përkëdhelje.