Të gjithë pajtohemi se për t’pasur para duhet të jesh i aftë. Mos u çuditni nëse s’keni pare, problemi mund të jetë se s’keni aftësi!
Tash pak më seriozisht, të kesh aftësi është padyshim një mënyrë e patjetërsueshme për të rritur potencialin tënd të fitimit. Është si të kesh një magnet parash të ngjitur në ballë. Dhe nëse keni aftësi vërtet të veçnta, njerëzit mund të fillojnë t’ju hedhin para sikur të jeni një lloj artisti në rrugë. Zhongler. ?
Sigurisht, disa aftësi janë më të vlefshme se të tjerat. Të qenit në gjendje ta lëpini bërrylin e krahut tuaj mund të tërheqë pak vëmendje, por sigurisht nuk do t’ju ndihmojë të gjeni atë punën me pagë të lartë që ndoshta e keni ëndërruar. Nga ana tjetër, nëse mund të programoni, të krijoni faqe interneti, të bëni simit pogaçe apo çfarëdolloj biznesi, me siguri e nxirrni biletën drejt suksesit.
Pra, herën tjetër kur kuletën do ta ndiheni pak më të lehtë, mos u dëshpëroni. Thjesht përqendrohuni në ndërtimin e aftësive tuaja dhe përqëndrohuni aty ku jeni më i mirë.
Dhe nëse gjithçka dështon, gjithmonë mund të ktheheni te lëpirja e bërrylit apo zhonglimi. ?
(Hajgare, të lutem mos e bëj këtë edhe nëse funksionon.)