Isha në vizitë te një i njohur që punon në përkahje teknike të një kompanie që ofron shërbime interneti dhe televizion kabllor. E takova derisa po bisedonte në telefon me një klient i cili kishte probleme me fjalëkalimin e nuk po mund të kyçej në llogarinë e tij.
I kishte bërë Reset disa herë, por prapë sistemi nuk po ia pranonte. “OK, do ta ndryshojmë fjalëkalimin nga këtu.” – i tha ky.
Por kur klienti provonte nga ajo anë, prapë i dilte gabim.
Për tu kyçur në rrjedhë, e pyeta këtë mikun: “Cila është një nga gjërat e para që pyesni përdoruesit kur ndodh kjo?“
Miku: “Zakonisht i pyesim nëse kishin Caps lock dhe ky nuk e ka. E provoi edhe në Word për ta konfirmuar, e me Copy-Paste, por prapë nuk po i funksionon.“
Unë: “Përveç përdoruesit, kush tjetër mund ta ketë Caps lock?!“
Miku: “Oooh nanën… Unë e paskam Caps lock.“