Barriera e hyrjes në biznes përsa i përket kapitalit, kurrë nuk ka qenë më e ulët se sot.
Të vetmet gjëra që mund të na pengojnë janë mungesa e:
- aftësive
- përpjekjeve
- qëndrueshmërisë
Nëse arrijmë që aftësitë tona t’i bëjmë shprehi, ia kemi dalë.
Sot;
- Twitter është falas.
- Tik Tok është falas.
- Facebook është falas.
- Linkedin është falas.
- Instagram është falas.
- YouTube është falas.
- Bile edhe ChatGPT është falas.
Sot nuk kemi nevojë për shembull 10,000 euro kapital për të filluar një biznes të vogël.
Është falas kur kemi disiplinë për të bërë gjërat e duhura.
Nëse jo, do ta paguajmë me kohën tonë, mundin tonë dhe në fund të fundit edhe me jetën tonë.