Tri janë arsyet pse bizneset nuk i shkruajnë çmimet nëpër reklama në Facebook:
Algoritmi i Facebook funksionon në atë mënyrë që u jep përparësi atyre reklamave që i shtyjnë njerëzit të nisin një interaksion me atë reklamë. Qoftë Like, koment apo mesazh; kjo i jep sinjal Facebookut se reklama po zgjon interes. Kur t’i i bën Like postimit, gjasat janë që ky veprim i joti mund të shfaqet në kohështrirjen e miqve tu, e që si rezultat sjell edhe njoftimin e tyre me rekamën.
Ndryshimi i shpeshtë i çmimeve. Ndodhë që një produkt i reklamuar para disa muajsh me një çmim të caktuar, sot e shet me një çmim tjetër. Është e vështirë të bindet klienti që të blejë produktin nëse ka lëshuar rastin ta blejë me një çmim më të lirë.
Kopjimi nga konkurrentët. Shumë tregtarë që operojnë në internet janë biznese të paregjistruara, ose që kryejnë aktivitete të ekonomisë gri. Ka edhe prej atyre që bëjnë dropshipping, gjegjësisht duke porositur mallin nga një biznes tjetër në emër të klientit. Kështu, jo vetëm që bëjnë konkurrence jolojale, por e dëmton klientin duke ia shitur atij me një çmim më të lartë.