Pse ma bëjnë unfollow në Instagram?

Është disi një ndjenjë e keqe kur vëren se lista e followersave në Instagram po tkurret. Shpesheherë brengosemi se pse dikush na ka bërë unfollow. Mos vallë e kam lënduar me ndonjë postim apo koment? Apo materiali i im që e postoj nuk është mjaftueshëm tërheqës.

Por, kam vërejtur se jo gjithmonë kjo ndikon keq. Bile disa tipa bëjnë mirë që kanë shtypur atë butonin Unfollow.

Mëposhtë kam radhitur 4 arsye se pse njerëzit na bëjnë unfollow:

Follow/Unfollow

Shumë persona e përdorin këtë strategji; ta bëjnë follow përkohësisht, me shpresën që do t’ua ktheni, për të ta bërë unfollow më pas. Strategji e gabuar, kështuqë injoroni këta tipa.

Niche e paqartë

Nëse sot poston për mace, do të ta bëjnë follow adhuruesit e maceve. Nëse nesër poston për qen, ata të parët do të ta bëjnë unfollow.

Pasiviteti

Nëse nuk je aktiv me postime të reja dhe nuk ndërvepron në postimet e të tjerëve, atëherë u jep arsye të fortë unfollowersave.

Bots

Ekzistojnë shumë bots në Instagram, ose tipa të tillë që ia bëjnë follow gjithkujt. Bëjnë mirë nëse ikin nga lista e followersave.