Fëmija, derisa është foshnje, e kënaq prindin kur e ha ushqimin pa problem e fle gjumë rehat.
Fëmija e kënaq prindin kur në shtëpi sjell nota të mira.
Fëmija e kënaq prindin kur shoqërohet me shoqëri të hajrit.
Fëmija e kënaq prindin kur në shtëpi sjell rrogën e fituar me djersë.
Fëmija e kënaq prindin kur martohet me çift të hajrit.
Fëmija e kënaq prindin kur e shpërblen me nipa e mbesa.
Fëmija e kënaq prindin kur e kap për krahu dhe e dërgon në xhami.
Fëmija e kënaq prindin kur lutet për të, edhe pas vdekjes.
…
Njeriu, çfarëdo moshe të jetë, gjithmonë është fëmi i prindërve të tij.
Ata e meritojnë kujdesin dhe dashurinë e fëmijëve në çdo çast e në secilën gjendje. Ata na e kanë dhuruar një jetë të tërë, ndërsa edhe ne atyre duhet dhuruar dashuri gjatë tërë jetës.