Askush nuk e ka mbijetesën si qëllim të jetës. Puno-Ha/Pi-Argëtohu-Pusho.
Të gjithë duan të përparojnë. Gjithmonë të ngriten një nivel më të lartë se ç’janë aktualisht.
Qëllimi i punës time është të ndihmoj të tjerët të rriten në nivel profesional. Të rrisin profitet, të zhvillojnë strategji për të zënë tregje të reja, të krijojnë politika të mirëqena korporative… Për ta bërë këtë, që nga fillimi më është dashur të përcaktoj nivelet e personave me të cilët kam punë. Nga këtu, të përcaktoj edhe aftësitë e nevojshme që do t’më duhen për t’i ndihmuar ata për t’u ngjitur në nivelin tjetër.
Biznesi është lojë e rëndë. Në këtë lojë ekzistojnë 4 lloj personash. Qëllimisht i kam radhitur si më poshtë, për arsye se unë i shoh edhe si nivele për të cilat secili duhet që t’i tejkalon në jetë, me synim që të arrin në nivelin e katërt.
Niveli 1: I punësuar
Ju punoni për dikë. Pavarësisht pozitës së punës, punoni për një pagë fikse (ndonjëherë edhe me bonuse në bazë të arritshmërisë). Keni një orar të paracaktuar, por shpesh edhe bëni punë shtesë jashtë këtij orari. Me fjalë tjera, je i shitur te pronari. Duhet të zotëroni aftësi të mira marketingu që të shiteni me një çmim sa më të mirë.
Niveli 2: I vetëpunësuar
Ju punoni për veten tuaj dhe mund të keni punonjës e asistentë si pjesë të kompanisë tuaj. E gjithë barra e zhvillimit dhe operimit bie mbi supet tuaja, prandaj duhet te keni shkathtësi të menaxhimi operacional.
Niveli 3: CEO
Ju drejtoni një kompani me punonjës dhe një bord të drejtorëve. Në këtë nivel duhet të zotëroni lidershipin, delegimin dhe ndërtimin e markës.
Niveli 4: Pronar/Investitor
Në këtë nivel ju zotëroni biznese por nuk punoni në to. Të tjerët e zhvillojnë biznesin, ndërsa e juaja është të bëni analiza paraprake se ku të investoni.
Ky është niveli përfundimtar që do doja ta arrij personalisht.
Qëllimi im nuk është pensionimi, është pronësia. Të kem investuar në prona dhe asete që vazhdimisht rrjedhin të mira financiare.
Unë ua bëra të qartë, tani çohuni e merrni masa edhe ju!