Sado i vogël të jetë biznesi yt, ji krenar me të

Një karrocë e vogël nga e cila shet hot-dog, për të është një biznes i tërë.

Ndoshta po bën foto për një postim në Instagram, apo ndoshta thjesht po ia dërgon gruas për ta aprovuar dizajnin e ri të karrocës.

Sidoqoftë, ky është shumë më përpara atij tjetrit që ka zgjedhur të pret ditë më të mira.

Edhe hapat e vegjël të çojnë nëpër të njëjtën rrugë, sado e gjatë të jetë.

Fundja, edhe Bezos e Gates thonë që kanë filluar nga garazhi.