Po bisedonim me një dost. Tha:
Na u shtu puna shumë tash sezonin e verës, e sidomos me ardhjen e kurbetçarëve. Po punoj shumë edhe mbas orarit. Një ditë i thash shefit pse s’po ma rritë rrogën, a naj bonus?! E di çka m’tha shefi? -“Po pse s’ke kërku me ta rritë!“
Nga kjo konstatova se:
- Duhet vet ta kërkosh rritjen e rrogës
- Duhet ta meritosh rrogën
- Shefin s’duhet ta kesh idiot
Thonë se edhe nënat nuk i ushqejnë foshnjat e tyre derisa të mos fillojnë të qajnë.
Nëse keni nevojë për ndonjë gjë, pyesni, kërkoni.