Të suksesshmit:
- janë shumë të mirë në atë që e bëjnë.
- fitojnë nga ajo që e bëjnë.
Megjithëse të ndërlidhura, këto janë dy aftësi krejtësisht të ndryshme.
Menaxhimi dhe rritja e pasurisë është një ekspertizë për të cilën është e vështirë të flasim kur bëhet fjalë për karrierën ose rritjen profesionale.
Unë njoh njerëz që fitojnë shumë më pak se unë por janë shumë më të pasur sepse kanë aftësi më të mira për të vendosur paratë e tyre në vendet e duhura. Edhe atë vetëm duke kuptuar bazat e financës dhe ekonomisë.
Puna e palodhur dhe suksesi nuk garantojnë pasuri. Thjesht nuk mjafton. Ajo që të siguron pasuri, është kur punon për të fituar. Të fitosh jo vetëm para, por edhe kapital, edhe pse njëra e sjell tjetrën dhe anasjelltas.
Gjënë e vetme që e kam kuptuar thellësisht nga Guy Kawasaki në librin e tij “Baba i pasur, baba i varfër” është kur thotë që njeriu është i pasur atëherë kur paratë punojnë për ty, e jo ti për para.
Për disa prej nesh, kjo ndoshta është e pakuptueshme, por kur arrijmë në njëfare faze pjekurie kur e kemi kuptuar se si funksionon kapitali, atëherë bindemi se të jesh i pasur nuk do të thotë medoemos të “gjakosesh” duke ndjekur paratë.
Pasuria nuk ka një kufi të caktuar. Asnjëherë nuk mund të themi se jam i pasur sepse i kam 1 milion euro në llogari bankare. Apo 2 a 3 milion. Janë edhe shumë milionë të tjerë që mund t’i fitojmë. E nëse nuk punojmë për t’i fituar, do të thotë që i kemi humbur. Dhe gjëja më e trishtueshme është që ne as nuk e dimë këtë, akoma.
Si i thonë asaj fjalës; “Të të shoh çfarë po blen, të tregoj sa i pasur je!”
Dhe këtu fjala është se pasuria nuk fitohet për t’u shpenzuar, por për të krijuar kapital që të sjell para. E paratë shpenzohen.
Qark që vështirë kuptohet.