Nivelet e anëtarësimit

Zgjidhni nivelin e anëtarësimit sipas interesave dhe nevojave tuaja specifike.

Pavarësisht nëse kërkoni akses bazë në përmbajtjet premium të blogut ose kërkoni përfitime ekskluzive, secili nivel i anëtarësimit ofron akses dhe përfitime unike të krijuara për të përmirësuar përvojën me përmbajtjen e këtij sajti.

Për nivelet Free dhe Trial nuk kërkohet vendosja e të dhënave tuaja të ndonjë mjeti pagesor. Për Premium, pagesa kryhet nëpërmjet Paypal, ku nëse nuk keni llogari aty, pagesën mund ta bëni me kartelë bankare.

← Kthehu te llogaria

Pyetje të shpeshta:

Pse ka artikuj në blog për të cilët duhet regjistruar për t’i lexuar?

Disa nga artikujt në blog janë të rezervuara vetëm për anëtarët e këtij sajti për arsye se mund të përmbajnë materiale të cilat palë të treta nuk do të dëshironin që të ishin lehtas të qasshme në open domain. Arsye tjetër dhe më me rëndësi, dua që ato materiale të jenë ekskluzive vetëm për lexuesit e blogut tim.

Çfarë ndodh kur më skadon abonimi?

Nëse gjatë abonimit keni përzgjedhur opcionin për pagesë muaj-për-muaj, atëherë pas mbarimit të periudhës së abonimit do të kryhet pagesë automatike dhe abonimi do të vazhdojë pa ndërprerje. Nëse abonimi i nivelit Premium ju skadon pasiqë nuk keni përzgjedhur opcionin muaj-për-muaj, atëherë niveli i abonimit do të ndryshojë nga Premium në Free.
Pas skadimit 3 ditor të abonimit në nivelin Trial, llogaria juaj do të rrijë pezull derisa të përzgjidhni një nivel tjetër abonimi. Nëse nuk dëshironi të parapaguheni për nivelin Premium, atëherë përzgjidhni nivelin Free.

Ku dallon Premium nga Free?

Nëse abonoheni me nivelin Premium, do të përfitoni qasje të plotë në të gjithë përmbajtjen që e ofron burhanselmani.com, duke përfshirë edhe platformën Meta Marketing ku mund të krijoni chatbots për Messenger të Facebook dhe Instagram, pastaj të krijoni fushata të komentimit automatik, mesazhe masive në mënyrë automatike etj. Për më shumë detaje, shihni faqen Meta Marketing!
Nëse abonoheni me nivelin Free, qasja në Meta Marketing do të jetë e kufizuar, gjegjësisht disa nga opcionet nuk janë të mundshme fare, ndërsa të tjerat me përdorim të kufizuar.
Gjithashtu, disa nga kurset dhe materialet për shkarkim janë ekskluzive, kështu që do të mund t’i qaseni vetëm nëse jeni abonuar në Premium.

A është e sigurt platforma Meta Marketing?

Sigurisht. E gjitha bëhet duke përdorur API oficial të Meta Platforms, kompanisë amë të Facebook dhe Instagram. Ajo është e programuar në atë mënyrë që parandalon çdo abuzim të API, kështu që rreziku për ndëshkim nga Facebook dhe Instagram është absolutisht joekzistent.