Të rrallë janë ata që gjenden në komfort zonë. Gati se krejt ankohemi për gjendjen ku jemi. Kjo sepse:
- nuk ndajmë më shumë kohë me ata që na mundësojnë/ndihmojnë ta japim më të mirën prej nesh,
- veprimet tona ua përshtasim pritshmërive të të tjerëve, e jo asaj se çfarë realisht duam,
- duam të dukemi të pasur, e jo të jemi të pasur,
- punën e sotshme lehtë e shtyjmë për nesër,
- kur duhet këshilluar, qortojmë,
- në vend që të flasim, bërtasim,
- në mungesë vetbesimi, edhe kur të na garantohet suksesi, refuzojmë të marrim veprime…
Mjafton të mos i refuzojmë të vërtetat mbi ne dhe ta bëjmë atë që na bën të lumtur.