Se ç’më bëri përshtypje një kuriozitet që sapo e lexova; Busulla është zbuluar para orës.
Koha ecën përkundër vullnetit tonë, ndërsa drejtimi që kemi marrë është zgjedhje që e bëjmë vet.
Koha është vullnet i Zotit.
Kjo edhe mund të ketë qenë normale në kohën kur njerëzit kanë zbuluar atë për çfarë kanë pasur nevojë më së shumti.
Secili prej nesh nëse do të gjendeshim të humbur në një hapësirë të panjohur, do të preferonim të dinim drejtimin e duhur kah të ikim, përkundër që nuk do të na interesonte fare se çfarë kohe është.
“Pasha kohën.” (Asr,1)