“Dashurinë e jetës e gjeta në Facebook.”
“Paranë e parë të fituar personalisht e fitova nga Instagram.”
“Punën që dua ta bëj e gjeta në Linkedin.”
Kaq për ndikimin e mediave sociale te të rinjtë sot. Dhe jo që duket keq. Përkundrazi, ky do duhej të ishte qëllimi primar i tyre.
Ata që rrinë vetëm duke bërë scroll janë thjesht konsumues të përmbajtjes që u shërbehet.
Ata që gjejnë dashurinë, fitojnë para e ndërtojnë karrierën në mediat sociale janë përfitues.