Kohë më parë më ra në sy një status në Facebook që thoshte “Mirë që gomari ngordhi por s’na lënë rehat mizat”. Pa hyrë në përmbajtjen e tekstit të plotë të atij postimi, fillova të mendoj rreth asaj se gjithmonë kur ballafaqohemi me një sfidë të re, me patjetër që durimi dhe rehatia jonë të vihen në testim. Rregull i pashkruar ky.
Në situata të tilla, zakonisht gjendemi mes dilemës së kënaqësisë dhe dëshpërimit. Ngordhja e gomarit plak e të padobishëm ndoshta nënkupton fundin e telasheve, një barrë e hequr nga supet tona. Megjithatë, paraqitja e mizave si rezultat i ngordhësirës na e prishë qetësinë, duke na kujtuar se edhe në mungesë të një problemi, mund të ketë probleme tjera që presin ta zënë vendin e tij.
Kjo na kujton se jeta është e mbushur me pengesa dhe kthesa të papritura. Pikërisht kur mendojmë se kemi triumfuar mbi një pengesë, një tjetër shfaqet pas saj. Krahasimi i ngordhjes së gomarit me mizat e bezdisshme sfidon perceptimet tona për atë se çfarë është rehati e vërtetë.