A e dini se çfarë i duhet një peme të këtillë…
… për tu bërë si kjo?
I nevojitet një mjet si ky:
S’ka nevojë për ta përshkruar. Besoj se të gjithë e dini se është një kovë për ujitje.
Të gjithë e bartim nga një kovë me vete. Çdoherë kur bisedojmë me dikë, fjalët tona janë uji me të cilin e ujisim bisedën.
Fjalët me karar i bëjnë shëndet marrëdhënieve tona me të tjerët. Mu si ujitja me karar e pemës tonë nga ilustrimi më sipër.
Fjalë pak por që thonë shumë.
Të punojmë që të krijojmë një tokë pjellore, që të kemi edhe biseda të dobishme!