Televizioni eshte mediumi qe femijet e perdorin me shume nga te gjithe mediat e tjera dhe nga televizioni natyrisht qe femijet kane mesuar kete apo ate spot reklamues. Ne kete artikull do te behen disa analiza te reklamave per femije ne televizion dhe nder te tjera do te kemi te bejme edhe me analizat e si psh. Rolin e muzikes ne reklamat e femijeve si dhe rolin e karikaturave qe perdoren neper keto lloje reklamash, etj. Njekohesisht do te behet nje analize e ndare e reklamave per djem dhe per vajza. Nje gje eshte me rendesi te ceket para se te fillohet. Femijet, duke i pergjithesuar vertetojne klishene e shoqerise : vajzat deshirojne gjithmone nje kukull nga barbie ose nje gje te tille e djemte kerkojne gjithmone te luajne me vetura garuese. Deshirat specifike te shoqerise mbeshteten edhe nga raklamat ne televizion.
Spotet reklamues per femije ne televizion
Reklama ne televizion perdor metoda te lloj llojshme qe te percillet sa me mire deri te grupa e saj qellimore (target group) dhe qe te krijoje nje ndikim shume te forte mbi kete (grupe qellimore). Te spotet reklamuese per femije ne televizion mund te konstatojme se reklamohen vetem produkte qe jane relevant vetem per femije si psh. Lojra, embelsira dhe pije te ndryshme per femije etj. Te spotet punohet shume me efekte te ndryshme te kompozicioneve, efekte te ndryshme te ngjyrave dhe me efekte te shpejta (tranzicione). Disa nga keto efekte do te sqarohen me vone me sakte dhe me preciz. Keto lloj spote reklamues ju tregojne femijeve nje perditshmeri te besueshme familjare dhe nje perditshmeri te kohes se lire (hobit) por pa konflikte dhe probleme te perditshme dhe perdorin artiste femije si figura identifikimi. Gjithashtu neper keto spote reklamuese per femije perdoren figura nga filma vizatimor dhe elemente te ndryshme te filmave te vizatuar. Spotet reklamuese per femije punojne shume shpeshe me perseritje te emrave te produkteve (3-4 here ne spot) me qellim qe femijet ta mbajne ne mend emrin e produktit reklamues. Tipike per spotet reklamuese per femije eshte paraqitja e produktit duke e perdorur. Kjo do te thote qe lodra (lojrat) ne spotet per femije paraqiten ne ate menyre qe nje femije luan me produktin qe reklamohet. Pikerisht ai perdorimi e ben produktin qe reklamohet interesant per femijet qe e shikojne dhe qe eshte me e rendesishmja femijet menjehere mund te identifiikohen me femijen qe ata e shikojne ne televizion.Nje metode e fundit qe eshte edhe zbukuruese, qe neper reklama vendoset apo perdoret me qellim eshte edhe muzika e cila kontribon ne ate qe femijet e mbajne mend me mire me shpejte dhe me thjeshte spotin reklamues.
Roli i figurave karikature ne spotet reklamuese per femije
Ne qoftese punojme pak me spote reklamuese televizive per femije, shihet menjehere qe nga ana e beresve te reklamave me qellim dhe me shume vetedije vendosen (integrohen) karikatura neper spotet reklamuese. Shtrohet pyetja tani se pse keto figura te vogla cojne deri ne nje dashuri te madhe dhe ne nje sukses kaq te madh te spoteve televizive reklamuese per femije. Qe ti pergjigjemi kesaj pyetje shihet e rruges qe te behet citimi i Heidrun Hertel e cila sipas mendimit tem ka dhene nje pershkrim shume te bukur dhe te qelluar te karakteristikave te figurave karikature:
“ato jane shume simpatik dhe shume te embel, nganjehere te rrezikshem, te pamundur (te pafitueshem) dhe jane te forte. Ato jane te manipulueshem. Jo te vertete. Ato mund te bejne gjithcka qe nje femije nuk mund te beje. Ato jane shume qesharak, me humor. Ato japin fjale te cuditshme, nuk durojne asgje, ato sulmojne gjithcka dhe gjithashtu sulmohen nga dikush tjeter. Por nuk ju ben dem ngaqe per figurat nga karikaturat nuk egzistojne ligje fizikale: ato jane te palendueshem, te pavdekshem, perjetojne cdo aventure qe mund te ofroje fantazia. Ato jane heronj ose frikacak por mbi te gjitha ato jane te dashur, te kendshem“.
Kjo do te thote qe figurat karikatura praktikisht mund te identifikohen me cdo grup qellimor (target group). Per cdo moshe ka nje hero tjeter me karakteristika te posacme. Shume te njohtur per femijet jane: Mickey Maus, Donald Duck, Bugs Bunny, Tomi dhe Jerry, the Simpsons, Batman, Muppets dhe Snoopy. Shume nga keto figura i terhekin edhe te rriturit. Ne kete rast mund te flasim per „reklame qe na argeton, qe na jep kenaqesi“, ngaqe figurat e vizatuara kontribojne ne ate qe reklama te jete me e gezuar dhe me ngjyrosur, me qellim qe te kapet nga femijet edhe te ndikoje me mire tek ta. Shpesh ndodh edhe reklamuesit te punojne me simpatine e ndonje figure te nje filmi vizatimor qe dmth. Te perdorin simpatine me qellim qe te fusin produkte te reja qe edhe ato produkte te behen po aq te njohura sa edhe te tjerat qe jane reklamuar me pare.
Roli i muzikes ne spotet reklamuese per femije
Cdo produkt perbehet nga komponente te ndryshme te bashkuara dhe njiherit edhe te pershtatura me njera-tjetren. Kjo mund te quhet si dizajni i nje produkti. Muzika eshte nje faktor qe kontribon ose ndihmon qe te beje me fame ose ti jape fame nje dizajni te nje produkti te caktuar. Muzika ndihmon shume ne rinjohjen e nje produkti nga fusha auditive. Si psh neper reklama perdoren zera karakteristik, thenie reklamuese terheqese (psh aforizma), fragmente te ndryshme te teksteve ose zbulime te reja te thenieve specifike per produktet ne fjale te cilet e perforcojne dhe e rrisin ndikimin e pergjithshem te spotit reklamues. Muzika terheq te gjitha format e paraqitjes si atribute qe ndihmon ne ndertimin e nje skene te produkti specifik. Ngaqe ne bartjen (transportin) e permbajtjeve reklamuese per shkaqe finansiare egziston vetem nje buxhet kohor i kufizuar,duhet qe informacionet te prezantohen ne menyre te dukshme (spikatur), te jene lehte per ti kuptuar dhe te krijojne (japin) nje gjendje shpirterore pozitive, gje qe nga ana e konsumenteve e zgjon deshiren per te blere. Si principet ndertimore vizuale ashtu edhe ata akustike gjegjesisht ata muzikore paraqiten ne nje forme shume te komprimuar dhe duhet qe nga ana e reklamuesve te jene te menduar dhe analizuar shume mire. Ka disa forma dhe metoda te caktuara te ndertimit muzikor te nje spoti reklamues per femije, qe stimulon apo mbeshtet bartjen apo transportin dhe perpunimin e spotit reklamues. Format me te njohtura jane: Motivet njohese (te kenduarit e emrave te produkteve), Jingla (te kenduarit e thenieve te reklamave) Melodite njohese dhe kenget e reklamave (keto mund te jene tregime te shkurtera ne formen e nje kenge). Motivet njohese gjegjesisht melodite njohese arrijne qellimin e vete ne te shumten e rasteve nepermjet te perdorimit gjegjesisht shfrytezimit te efektit te sinjalit te instrumenteve te caktuara, tingujve, zhurmave te ndryshme ose efekteve te gjuhes. Trompetat dhe trombonet kane shpesh nje efekt (ndikim) te sinjalit qe mund te perforcohet shume me teper nepermjet te perdorimit te intervaleve karakteristike si kuartete dhe kuintete.
Jinglat ne krahasim me motivet njohese permbajne nje komponente tekstuale. Ne te shumten e rasteve teksti eshte emri i produktit i cili shnderrohet ne nje emer ritmik dhe melodik. Ne kete rast vecantite e gjuhes sone, si psh, akcenta te ndryshme karakteristike shendrohen ne nje ritem muzikor specifik gje qe lidhja e ngushte ne mes gjuhes dhe muzikes na le nje mbrese shume te mire te reklames. Zeri i vertete si dhe tekstet dhe kenget te cilat jane shkruar ne nje metode shume te kapshme, te lehte kontribojne qe muzika reklamuese te shendrohet ne nje faktor identifikimi per nje produkt specifik. Ne kete menyre krijohet nga ana e reklamuesve nje gjendje e mire shpirterore e cila eshte e deshiruar dhe qe eshte kushti kryesor i per pranimin e metutjeshem te informaconeve nga ana e shikuesit.
Reklama gjinore specifike
Neper media e sidomos ne televizion egziston nje diference e madhe ne mes te reklamve gjinore (per djem dhe per vajza). Spotet qe shikohen ne televizion ju japin femijeve mostra te ndryshme per nje sjellje stereotipe te roleve te tyre. Mostrat ndryshojne nga mosha dhe gjinia por jane shume te ritualizuara. Ndryshimet qe do te paraqiten ketu jane te varura nga shume faktore. Do te merren parasysh si produktet e reklamuara, menyra e paraqitjes se ketyre produkteve, ndertimi i ngjyrave te spoteve reklamuese, ashtu edhe efektet akustike (muzikore) dhe metodat qe perdoren me qellim nga ana e reklamuesve qe spoti reklamues te jete sa me ndikues dhe sa me efektiv.
Reagimet e femijeve mbi reklamen e cila eshte ndertuar mbi rolet e klisheve (stereotipeve) jane ne te shumten e rasteve aq stereotipike sa edhe vete reklama. Kjo do te thote qe vajzat per shembull e refuzojne ne menyre kategorike relamen per nje person (djal) te fuqishem dhe nga ana tjeter djemte nuk interesohen fare per figura te vogla plastike si “Polly Pocket” ose reklamen e kukulles Barbie. Ndertimi i pergjithshem i nje spoti reklamues per vajza gjegjesisht per djem nuk duhet vetem te verehet nga specifikat gjinore por gjithashtu duhet te merren parasysh edhe specifikat e moshes. Kjo do te thote qe femijet edhe ne ditet e sotshme jane te burgosur ne rolet tradicionale stereotipike njelloj si me pare dhe reklama e perdor kete ne menyre shume te suksesshme. Por sa me te rritur behen femijet aq me teper mund te verehet nje lirim ne kalimin ne nje kulture rinore. Femijet nuk jane me aq shume dhe aq forte te fiksuar ne mostrat qe sqarohen ne piken e ardhshme.
Karakteristika te spoteve reklamuese per vajza
Spotet reklamuese per vajza ne krahasim me ato per djem jane te prere me gjate (qe do te thote qe ka nje frekuence me te vogel te prerjeve te filmit) dhe nga ana muzikore dhe melodike jane te ngjyrosur me zera te larte femeror. Ne krahasim me spotet per djem spotet per vajza permbajne me teper muzike ne prapavije. Sa ju perket ngjyrave ne spotet per vajza ketu nete shumten e rasteve behet fjale per zera pastelle. Shume shpesh neper spotet e vajzave dominojne edhe ngjyrat e vajzave si qe eshte psh.karakteristike ngjyra roze (pink). Kjo loje me ngjyrat nuk kontribon ne gjendjen shpirterore te spotit. Gjithashtu bartesit e sipmatise, te cilet gjinden edhe te spotet e djemve dhe gjithashtu edhe te ata te vajzave, dallohen shume neper spotet specifik gjinor. Vajzat perlqejne krijesa te bukura, kafshe si dhe kukulla moderne. Ne nje analize te 150 spoteve reklamuese per femije Stephen Kline dhe kollegja e tij Debra Pentecost ne vitin 1991 erdhen ne nje konkluzion qe 84 % e spoteve qe ju dedikohen vajzave shfaqin kukulla. Djemte nga ana tjeter reklamohen me nje sasi shume te madhe te lodrave. Ne spotet reklamues per vajza punohet me tema si romantizem, dashuri, bukuri, ngrohje familjare dhe kreativitet. Te produktet te cilat neper spote reklamuese reklamohet per vajza ne te shumten e rasteve behet fjale per lodra te te cilat vajzat duhet te marrin nje identitet tjeter, qe te bashkeveprojne me lodren e reklamuar. Keshtu vajzat duhet te futen ne rolin e nenes dhe te amvises qe te kujdesen per kukullen qe shfaqet ne spotin reklamues. Te reklamat per produktet e vajzave, si psh kukulla Barbie, eshte shume vendosese rregullimi i mjedisit apo ambientit ne te cilin prezantohet produkti. Qe vajzat te ndihen te prekura (ngacmuara) duhet qe dhomat ku ndodhen vajzat me kukullen ne spot te jene te rregulluara ne menyre me romantike dhe i gjithe ambienti duhet te rrezatoje nje harmoni dhe ngrohtesi qe te mund te vije deri te efekti qe ka per qellim spoti.
Karakteristika te spoteve reklamuese per djem
Ndryshe nga spotet reklamuese per vajza, spotet per djem karakterizohen per nga prerja shume e shpejte e sekuencave te filmit (frekuenca e shpejte) me nje nderrim shume te shpeshte te perspektives se kameres nga nje film real (incizime nga aksioni i lojes se femijeve) dhe skenave te filmit te vizatuar. Muzika eshte me e forte me me ze dhe me agresive. Ne shume raste spotet folen nga meshkuj ne nje forme shqetesuese (agituese) dhe ne te shumten e rasteve percillen me efekte me ze ose efekte te ndryshme zhurmash. Per nga ngjyra ne te shumten e rasteve behet fjale per nje kolorim (ngjyrosje) te erret me vija te qarta kufizuese dhe me kontraste te forte (fuqishem). Ne aksionet e prezantuara dominojne shpesh aventurat e ndryshme si dhe lufte dhe dhune te te cilat ne fund gjithmon fiton “e mira”.
Ne qoftese do ta analizonim shkallen e te folurit te spotet per djem mund te konstatojme se ne spotet qe ju dedikohen djemve tregojne nje ndjenje te kontrollit, fuqise dhe dominances. Ne qender te spoteve qendrojne thenie si psh: “ne boten time i ve ligjet une » « ti je menaxheri, kjo nuk eshte per frikacake, ose ne jemi mbi te gjithe » etj. Djemte keto thenie i kane mesuar permendesh dhe kjo gje atyre ju pelqen qe te identifikohen me figurat dhe heronjte e spoteve. Ndryshe nga vajzat, djemte identifikohen gjithmone ne menyre direkte me lodren (lojren). Ato nuk kane nevoje qe te futen ne nje rol tjeter. Ato kalojne nje nje bote fantazme dhe atje si perfaqesues perjetojne aventurat e heronjve te tyre qe shfaqen ne ekran.
Kukullat Barbie neper spotet reklamuese
Eshte e pelqyeshme qe te analizojme ne detaje strategjine konsumuese te spotit reklamues me te suksesshem ne bote te lodres me te suksesshme ne bote „kukullen Barbie“. Idene e Barbit e ka dhene Ruth Handler e cila ne vitet e 50-ta sebashku me bashkeshortin e saj Elliot kane themeluar firmen e njohur Mattel. Per here te pare kukulla Barbie u prezantua ne vitin 1959 ne panairin e lodrave ne New York. Me fotografine e idealizuar dhe me aftesine e shnderrimit kukulla Barbie ka bere fitime te medha. Ne vitet e 60-ta kukulla Barbie kishte pantollona me rrypa dhe ishte moter medicianle ose studente. Ne vitet e 80-ta ajo eshte nje biznesmene e suskesshme, reportere ose oficere ne armate e ne vitet e 90-ta ajo eshte gjithcka: nje grua e vetedijshme ne mode, e suksesshme ne profesion, nje grua e shetitur, sportive dhe njekohesisht nene me shtepi te veten me nje shtalle per kuaj dhe me nje automobil me kabine per te bere pushime.
Barbie mund te pershtatet me jeten e te rriturve me te gjitha mundesite dhe ju ofron te vegjelve nje bote plote perjetime. Nuk ka gje a ben Barbie pushim ne ndonje vend, shkon ne studio sporti, (fitness), martohet apo ben ndonje feste gjithmon ka dicka te re per te bere te cilen Barbie akoma nuk e njeh. Ne spotet reklamuese te Barbit shfaqet barbie si personi kryesor. Figurat e tjera te firmes Mattel si psh : Ken, Baby Krissy, Skipper, Shelly ose Stacie shfaqen si nje teme shtese nen Barbin. Keshtu per shembull tregohet Barbie si nuse ne nje fustan shume te bukur te nuserise perderisa Ken, dhenderri, qendron vetem prane saj. Veshja e tij nuk ka fare rendesi ne krahasim me veshjen e Barbit. Ne spotet reklamuese te Barbiet nuk vensosen yje te kinematografise ose figura te vizatuara qe te terhiqet vemendja e shikuesve. Barbie eshte nje emer firme dhe njekohesisht nje emer produkti. Nga kjo arsye Barbit nuk i nevojiten figura te tjera mediale qe te rrise njohshmerine e saj. Shkruajtesit e teksteve ne spotet reklamuese te Barbit perpiqen qe te formulojne fjali sa me te shkurtra dhe te bejne nje zgjidhje sa me te mire te fjaleve te cilat jane te kapshme per femijet. Ata largohen nga fjalet e huaja. Vetem fjalet qe edhe femijet i njohin si psh: „cool“ nuk perkthehen ne gjuhe te tjera. Shume shpesh perdoren adjektiva te ndryshme si psh: „bukur“, „gjenial“, „perfekt“, „sakte“, „magjepse“ etj. Ata duhet ta nenvizojne kualitetin e produktit Barbie. Substantiva si psh: Engjell, Enderr, Kala, Princeze, Zane duhet ta theksojne dimenzionin enderror te Barbit.
Tekstet neper spotet reklamuese te Barbit jane te pershtatshem dhe te kuptueshem per femijet. Tekstet i mberthejne veprimet e figurave ne spot dhe mundesojne qe femijet te kuptojne me mire se cfare po ndodh dhe cfare mund te behet me produktet e ndryshme. Keshtu psh. Ne studiot e barbit llakohen thonjte ose rregullohen floket (frizure). Femijet te cilet psh nuk e njohin direkt emrin e produktit dhe mundesite e luajtjes me te si dhe funksionet e produktit, marrin nepermjet te fotografive ne spotin relamues sqarime plotesuese. Keshtu psh femijet mund ta konceptojne ne menyre vizuale Barbin si virgjereshe etj. Veprimet ne spotet televizive lidhen me fantazite, enderat dhe tendencave aktuale te femijeve: psh femijet luajne me shume deshire „martese“. Pikerisht kete ja mundeson nusja e enderrave Barbie ne fustanin e saj shume te bukur. Pervec kesaj femijet merren me sport dhe Barbie q eben aerobi eshte nje shembull i mire per ta. Pervoja te ndryshme te pushimeve (udhetimeve) te femijeve mund te perjetohen me Miami Barbie dhe enderra per nje kal mund te realizohet te pakten ne loje me kalin e Barbit. Vajzat ne keto lojra e marrin me shume deshire rolin e nenes. Ne spotet reklamuese arrihet lidhja e femijeve me realitetin, ngaqe produkti vetem ne kete menyre mund te behet interesant per femijet. Ne te shumten e rasteve spotet e barbit jane te pershtatura edhe me stinen e vitit. Ne vere barbi qendon ulur prane bazenit (pishines) se saj e ne dimer rri afer oxhakut te ngrohte. Shpesh ne spotet transmetohen ideale te ndryshme te cilat premtojne: gezim, fat, bukuri, argetim kenaqesi etj. Spotet jane te konceptuara dukshem per vajza. Keshtu ne spotet behet fjale per femra me nje ze te larte te cilat kendojne melodija dhe kenge reklamuese. Edhe ngjyrat karakteristike per vajza gjenden gjithashtu ne spotin e barbit perseri.
Ne kohen para vitit te ri reklamohen me qellim produktet e shtrenjta te Barbit ngaqe prinderit ne kete kohe femijeve te tyre ju blejne dhurata dhe pikerisht ne kete kohe dhurata mund te jete edhe pak me e shtrenjte se sa heret e tjera.
Spotet reklamuese te Barbit jane shume shpesh te lidhura edhe me lojra shperblyese. Qellimi ketu qendron ne ate qe te zgjohet interesi i femijeve per produktin, qe femijet te terhiqen nga produkti (produkti ti terheqe femijet) dhe qe produkti te mos harrohet nga femijet. Pervec kesaj lojrat shperblyese mund ta rrisin lidhjen e produktit dhe te markes (emrit).
Gjate spotit reklamues per te mbajtur me mire ne mend emrin ky thuhet se pakti 1 here ne cdo spot. Ngaqe emri (marka) ka nje domethenie te madhe shkruhet me titra prej poshte ne te majte deri larte ne te djathte me ngjyre roze (pink). Pikerisht ky veprim jua qep edhe femijeve me te vegjel emrin ne tru dhe ky lloj shkrimi me kete ngjyre mund te njihet edhe nga femijet qe nuk dijne akoma te lexojne.
Mund te themi se ndermarrjet e medha reklamat i aktivizojne per disa arsye te ndryshme disa nga te cilat ne i cekem edhe me larte ne tekst. Televizioni eshte bartesi me i madh i reklamave qofte per femije apo per te rritur dhe numri i reklamave ne televizion rritet cdo dite e me shume. Spotet reklamuese ne televizion ne nje menyre apo ne nje tjeter po behen realitet dhe shikuesit po identifikohen cdo dite e me shume me ta ose me figurat dhe objektet qe shfaqen ne spote. Te shpresojme qe duke e shtuar vetedijen dhe duke e mbrojtur qendrimin tone te forte te mos behemi viktime e luftes se mediave.
Këtë artikull a ripostova nga arkivi i blogut të vjetër, e që mund të jetë shkruar qysh para 10-15 vjetësh. Si i tillë përmban shumë informata të vjetëruara që nuk janë të përshtatshme për kohën e sotme, por që ia vlen të jenë në internet. Njëkohësisht, kam humbur referencat dhe citimet, kështuqë nëse mendoni se ky artikull përmban plagjiaturë, ju lutem të më shkruani në koment apo email para se të më gjykoni!