What I Wish Businesses Knew

Welcome to Burhan Selmani

Welcome to my personal blog where I share thoughts on technology, design, and life experiences.

Stani me kullë

2 min read Politics

Me nji fshat, bariu ruante kopenë edhe krenohej që din me i majt dhent bashkë, dimën e verë.

Fshati kishte nji kullë me këmbanë, ku i binte një fisnike sa herë kur kishte nevojë me i mbledh dhent prej fushës.

Fshatrat përreth ishin xheloz për melodinë e këndshme që lëshonte këmbana, por bariut kishte fillu me ia çpu vesht tingujt e saj. E kishte vërejt se fisnikja i binte dyqysh si me t’rrmisht.

Nji ditë po i thotë: “Zbrit prej kulle!”

Kjo prej inati, në mbramje ia hapi derën stanit.

“Le t’na ha krejtve ujku e flaka i daltë” – tha dhe u nis drejt pyllit nga kishte ardhë para se të bëhej fisnikja e fshatit.

Në pyll takoi lisat që i kishte lënë, e plot lisa e pipa të rij që s’i kishte taku kurrë.
Pylli ishte i ftohtë.

Në mëngjes, bariu e pa derën hapur e dhentë të shpartalluar. Filloi me i thirrë, por telashe. Nuk ishin mësu ashtu.

“Apo hyni mrena a e kapa nji thupërr!?” – u bërtiti.

Nji fshatar pyeti:
“A thu qysh ka me i ra kumonës fisnikja prej malit se?!”

Nji tjetër nisi me fiqirue:

“More mos po e han ujku krejt se…”

Tags: , , ,