Një këshillë marketingu gueril për një kafene

Ditë më parë isha i ftuar në hapjen solemne të kafenesë së një të njohuri. Meqë njihemi prej kohësh, kur mu afrua për t’më përshëndetur, ky miku më tha “Prej teje pres naj sen interesant në aspekt marketingu…”

“OK” – i thashë. “Ja një të shpejtë!”.

Dizenjo një pasaportë kafeje në të cilën klientët mund të mbledhin vula sa herë që provojnë një kafe të re ose pije speciale në kafenenë tënde. Ofro shpërblime ose zbritje kur pasaporta të jetë mbushur, duke inkurajuar klientët të eksplorojnë menunë dhe të kthehen përsëri e përsëri.

“Po tash kurrkush s’mban gjë tjetër në xhep, përveç telefonit, e lë më një pasaportë të një kafeneje të re.”

“Bëje në formë dixhitale.”

“E qysh?”

“Ta bëj unë si aplikacion mobil…”

“Ah ti… Kamarier sjellja edhe një pije Burhanit.”